Burgu famëkeq "i fantazmave" kthehet në pikë të preferuar turistike

Burgu famëkeq "i fantazmave" kthehet në pikë të preferuar turistike
Burgu Shepherd Mallers në Somerset të Anglisë është një nga burgjet më famëkeqe të vendit pasi ka mbajtur kriminelët dhe vrasësit më mizor të kohës.

Tashmë burgu është kthyer në një atraksion turistik për zemrat guximtare pasi thuhet se në të jetojnë ende shpirtrat e vrasësve dhe të dënuarve.

Duke qenë se të burgosur u dënuan për krime mizorë ata u rrahën dhe u ekzekutuan brutalisht, teksa u varrosën në vende të pacaktuara.

Për të pasionuarit mbas adrenalinës dhe sekreteve të natës, burgu ofron edhe vaktet ashtu siç u jepeshin të burgosurve, ndërkohë që aktivitetet e natës gjithashtu përfshijnë turneun e gjuetisë së plotë, ku vizitorët do të përpiqen të lidhen me shpirtrat e kriminelëve të ekzekutuar që ishin mbyllur dikur në atë vend.

"Kjo është një eksperiencë një herë në jetë për njerëzit që duan të kalojnë një natë në burg e cila ka mbetur shumë e pandryshuar që kur të burgosurit u zhvendosën në vitin 2013 dhe kanë frikë nga jetët e tyre. Nga përvojat e mia, jam plotësisht i bindur se ka shpirtra të ish-të burgosurve që janë ekzekutuar këtu, kështu që kjo turne brenda natës nuk është aspak një për ata që kanë zemër të dobët” shprehet Paul Tool, punonjës i një kompanie turistike.

Duket se aktivitetet paranormale janë mjaft tërheqëse për turistët, teksa ky atraksion turisik ka bërë që të shiten të gjithë biletat për vitin 2017. /f.ç/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: