Champions/ Trazirat e Romës, sot sa më larg Napolit tifozët holandezë!

Champions/ Trazirat e Romës, sot sa më larg Napolit tifozët holandezë!
Feyenoord paralajmëroi tifozët që të mos i drejtohen stadiumit “San Paolo” për ndeshjen e mbrëmjes së sotme ndaj Napolit, pasi tre tifozë u arrestuan mbrëmjen e djeshme.

Pas trazirave të përgjakshme të tifozëve holandezë dy vjet më parë, kur skuadra e tyre përballej me Romën në Europa League, prefektura e Napolit mori vendimin për të ndalur tifozët mysafirë para ndeshjes së mbrëmjes së sotme.

Aq më tepër që tre tifozë holandezë u arrestuan mbrëmë, pasi u përleshën me policinë.

“Qytetarët holandezë do të ndalohen,” – ishte njoftimi i klubit të Feyenoord.

“Në stadium, secili vizitor duhet të ketë me vete një dokument. Karta holandeze e identitetit duhet dorëzuar dhe çdo tifoz i rrezikshëm do të arrestohet dhe do të gjobitet.”

“Blerja e një bilete për këtë ndeshjes është parë si dhunim i ligjeve për tifozët holandezë.” Feyenoord ka shprehur shqetësim që lojtari i tyre i 12-të nuk do të jetë në stadium.

Feyenoord gjatë një diskutimi të hënën në mbrëmje me policinë e Napolit dhe zyrtarët e UEFA-s nuk ka bindur këta të fundit të lejojnë tifozët holandezë që të futen lirshëm në stadium. /a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: