Debuton Memushaj, Strakosha tenton të shkëpusë Milan nga Juve e Inter

Debuton Memushaj, Strakosha tenton të shkëpusë Milan nga Juve e Inter
Juventus dhe Inter arritën fitoren e tretë radhazi, në po kaq ndeshje të Seria A.

Një ditë pas fitores së Juventus, 3-0, ndaj Kievos, me autog të Hetemal dhe dy gola të Higuain e Dybala, kampionët në fuqi të Italisë vazhdojnë të ruajnë kryesimin.

Fillimi i mbarë edhe për Inter, që fitoi 2-0 ndaj debutuesve të SPAL, me dy gola të Ikardi (11-m) he Perisiç. Lazio-Milan ka nisur një orë me vonesë, (16:00) për shkak të reshjeve të shiut. Thomas Trakosha është titullar në portën e Lazio, ndërsa Milan kërkon fitoren e tretë ashtu si Juve e Inter.

Edhe Napoli, në mbrëmje ndaj Bolonjës, ora 20:45, është skuadra tjetër italiane që kërkon fitoren e tretë radhazi. Mbrojtësi Elseid Hysaj si gjithnjë mbron rolin e titullarit.

Ledian Memushaj, mesfushori i kombëtares sonë pasi ndryshoi ambient pret të debutojë ndaj Torinos. Mesfushori kuqezi, pas impenjimeve me kombëtaren, është përzgjedhur në formacionin bazë nga trajneri Marco Baroni, por jo mbrojtësi Djimsiti.

Portieri kuqezi i Atalanta, Etrit Berisha, është titullar në portë përballë Sasuolo. Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi në barazim 1-1. Sensi shënoi me anë të një kundërsulmi në portën e Berishës, i cili e pati të pamundur ta devijonte topin. Atalanta barazoi shifrat pak minuta më vonë me anë të Cornelius dhe është duke krijuar më tepër volum loje, në kërkim të fitores.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: