Edlira Mema fshin pluhurin e harresës

Edlira Mema fshin pluhurin e harresës
Ishte 19 vjeçare kur u kurorëzua me titullin “Miss Shqipëria 2005”, më pas një eksperiencë zëdhënësie e këshillimi në një institucionm që habiti jo pak njerëz që prisnin prej saj një karrierë krejt tjetër. Madje arriti deri aty sa u shpreh për mediat se shikonte edhe një mundësi karriere politike. Më pas përsëri ca hapa pas e një rikthim tek përdorimi i imazhit, ja ku na shfaqet edhe si imazhi i Klubit Sportiv të Kukësit. Në këtë mjegull pritshmërish, dëshirash dhe arritjesh, Edlira Mema, vazhdon mbetet një vajzë e bukur, fotot e së cilës, jo shpesh, i gjen në rrjetet sociale e rikujtohesh se sa shumë prisnin dashamirësit e saj.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: