Ernest Gjoka, në listë për të pasuar trajnerin Bunjaki te Kosova

Ernest Gjoka, në listë për të pasuar trajnerin Bunjaki te Kosova
Trajneri Albert Bunjaki do të lërë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës pas ndeshjeve kualifikuese të botërorit, Rusi 2018.

Pas 9 tetorit, Kosova do të jetë në kërkim të një trajneri të ri.

Presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri, konfirmoi se kanë gjetur gjuhën e përbashkët me Bunjakin që ai të largohet pas dy ndeshjeve të mbetura.

Federata e Futbollit të Kosovës është duke shqyrtuar që tani mbi emrin që do të pasojë Bunjakin. Në listë është edhe emri i trajnerit shqiptar, Ernest Gjoka.

Pasi shpalli Kukësin kampion, Gjoka u largua nga drejtimi i këtij ekipi pas ndeshjeve kualifikuese të Champions dhe është aktualisht pa ekip.

Ai vlerësohet si një ndër trajnerët më të mirë që ka Shqipëria dhe njeh mirë disa nga lojtarët e përfaqësueses së Kosovës, ndërsa detryrë kryesore e tij do të jetë përgatitja e ekipit në eliminatoret e Euro 2020.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: