Fleckenstein mbyll vizitën të mërkurën, konferencë për shtyp për takimet e mbajtura

Fleckenstein mbyll vizitën të mërkurën, konferencë për shtyp për takimet e mbajtura
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, takoi ditën e djeshme disa nga figurat më të larta politike në vend. Duke e nisur nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, Fleckenstein vijoj takimet me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin dhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën.

Njoftohet se eurodeputeti do të mbajë një konferencë për shtyp në fund të vizitës së tij, të mërkurën.

Konferenca do të nis në orën 10:00 pranë Qendrës së Informimit te Bashkimit Evropian, tek Pallati i Kongreseve.

Në takimin e mbajtur në Presidencë, Fleckenstein dhe Meta diskutuan rreth reformave gjithëpërfshirëse si dhe rreth bashkëpunimit pozitë-opozitë. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: