Hysaj pa "çmim", Napoli për titullin refuzoi ofertat e Juves, Chelsea e Real Madrid

Hysaj pa "çmim", Napoli për titullin refuzoi ofertat e Juves, Chelsea e Real Madrid
Napoli, për të mbajtur Hysaj, refuzoi përveç ofertës së Juves, edhe ato të Chelsea, Arsenal dhe Real Madrid, vetëm që të rikthehet te titulli kampion. Ancelotti dhe Zidane e pritën deri më 31 gusht

Aranit Muraçi

Napoli e mbajti mbrojtësin e kombëtares sonë, pavarësisht interesit të madh që pati për të nga rivalët e Juventus në Seria A, apo nga dy ekipe angleze, Arsenal e Chelsea. Por edhe gjiganti spanjoll, Real Madrid, e ai francez, PSG, kanë punuar “nën rrogoz” për të siguruar shërbimet e tij. I lindur në Shkodër, por e nisi karrierën me Empolin në Seria A, Hysaj, për pak vite, është kthyer në lojtarin më të kërkuar shqiptar të të gjitha kohërave. Kartoni i askujt tjetër nuk ka vlejtur më tepër se 15 mln euro, ndërsa për kartonin e Hysaj, Napoli refuzoi mbi pesë ekipe dhe, të paktën, 50 deri në 60 mln euro.

“Ai është një kampion dhe mund të luajë një rol të rëndësishëm me ekipet si te Juventus, Real Madrid apo Paris Saint-Germain; jo vetëm te Napoli,” – tha agjenti i tij, Mario Giuffredi “TMË Radio”.

“Hysaj është i destinuar për një karrierë prej kampioni”.

Edhe pse i kërkuar nga ekipe që kanë fituar titullin apo shihen si favorite për trofe në ligat kryesore të Europës, agjenti i Hysaj konfirmon zyrtarisht se “Vendosi të qëndrojë te Napoli, sepse nisi një projekt me trajnerin Maurizio Sarri. Të gjithë së bashku, duan të fitojnë trofe dhe ata besojnë se ky do të jetë viti i rikthimit të titullit të munguar kampion”. Napoli e ka fituar, për herë të fundit, titullin kampion në fund të viteve ’80, kur pjesë e këtij ekipi ishte legjenda, Diego Armando Maradona. Kjo ishte arsyeja që presidenti i Napolit refuzoi rreth 50 mln euro ofertën e Juventus.

Por britanikja “Express” zbulon se mbrojtësi kuqezi ka qenë dëshirë e madhe e merkatos së verës, edhe nga trajneri i Chelsea, Carlo Ancelotti. Mbrojtësin e ka ndjekur edhe Arsenal deri në ditën e fundit të merkatos.

“Hysaj dëshiron të vazhdojë punën dhe projektin që ka nisur me Napolin. Në qershor do të shohim për të ardhmen,” – konfirmon Giuffredi.

Arsenal, në fund, mbajti Hector Bellerin që të mos largohej te Barcelona, ndërsa Chelsea u detyrua të firmoste me Davide Zappacosta nga Torino në ditën e fundit të merkatos. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se e ardhmja e Hysaj është e sigurt dhe klubet e interesuara për të janë dorëzuar. Zgjedhja e parë e Realit si mbrojtës i djathtë, Carlos Carvajal, rinovoi kontratën të dielën me klubin dhe nuk po e mendon largimin. Por Hysaj ka qenë në planet e Zinedine Zidane gjatë merkatos së verës, madje Real Madrid ka qenë gati të paguajë një shumë më të madhe se ajo e Juves, për kartonin e lojtarit shqiptar. Zinedine Zidane kërkon alternativa për mbrojtjen, prandaj edhe në fund të këtij sezoni, e fiton apo jo titullin kampion me Napoli, Hysaj është e sigurt se do të largohet për një klub tjetër. Hysaj për shkak skualifkimi nuk luajti mbrëmjen e djeshme, ndaj Lazio, duke humbur duelin kuqezi me portierin Thomas Strakosha. Napoli, me katër fitore në katër javët e para,  shënoi fitoren e pestë radhazi madje me shifra bindëse, 4-1, ndaj Lazio. Golin e de Vrij në pjesën e parë miqtë e përmbysën në harkun  e pesë minutave, (54’-59’), me Coullibally, Calejon e Martnes. Në minutën e fundit shënoi me një 11-metërsh, Jorginho. Java e pestë e Seria A, nisi një natë më parë, me Inter që po ashtu, pas katër fitoreve radhazi, u ndal në barazim 1-1 nga Bolonja. Juventus fitoi 1-0 ndaj Fiorentinës, me gol të Mandzukiç, duke shënuar fitoren e pestë radhazi. Udhëheq Seria A Napoli me golavarazh më të mirë, por edhe me ambicie të mëdha këtë sezon.

Lë pas dëmtimin, Ajeti kthehet titullar në “derbi” ndaj Berishës, por Crotone shkatërrohet 5-1

Mbrojtësi kuqezi Arlind Ajeti rikthehet titullar ndaj Atalantës, duke i dhënë trajnerit Panucci një lajm pozitiv para ndeshjes me Spanjën. Pas një dëmtimi javën që shkoi, Ajeti jo vetëm e kaluar atë, por u përzgjodh edhe në 11-shen bazë, nga trajneri Davide Nicola. Ndryshe nga skuadra e portierit, Etrit Berisha, surpriza e sezonit të kaluar në Seria A ka grumbulluar edhe këtë sezon 7 pikë, pas fitores së fundit 5-1 ndaj Crotone, kurse ekipi i Ajeti ka marrë vetëm një pikë dhe mbetet ende në kërkim të fitores së parë. Gjithsesi, edhe pse doli i dëmtuar nga fusha, Ajeti u përzgjodh në 11-shen më të mirë të javës që shkoi, duke i rikthyer titullar në humbjen e djeshme.  Në mungesë të Amir Abrashit, i dëmtuar, dhe tre të skualifikuarve si Mavraj, Roshi e Kukeli, para dy ndeshjeve të mbetura kualifikuese të Kupës së Botës “Rusi 2018”,  trajnerit Panucci i duhet të mendojë për alternativa të tjera në mbrojtjen kuqezi.

Benevento i shënon “vetes”, Memushaj “i pafuqishëm” përballë Romës: Ia nisim nga e para

Mesfushori Ledian Memushaj, një ndër përforcimet e ekipit debutues në Seria A, Benevento, ishte titullar në takimin e javës së pestë të Seria A, ndaj Romës. Por Benevento u shkatërrua sërish, 0-4, brenda në shtëpi. Pesë ndeshje, pesë humbje.  Ledian Memushaj u shpreh pas ndeshjes: Kemi gabuar pas pësimit të golit të parë. Tani duhet t’ia nisim nga e para dhe të mendojmë mbijetesën.” Por humbja e fundit ka qenë edhe më dëshpëruese, për faktin se dy gola u shënuan nga lojtarët e Benevento. Lucioni shënoi golin e dytë në pjesën e parë dhe Venuti vulosi rezultatin në fund, 4-0, në favor të Romës, ndërsa Dzeko shënoi dy golat e tjerë. Memushaj, edhe në këtë takim, bëri një paraqitje të mirë. Duhet theksuar se Benevento, në javët e para, ka pasur një kalendar të vështirë, duke qenë se është ndeshur me ekipet pretendente për titull. Një javë më parë, u shkatërrua nga Napoli, ndërsa për arsye dëmtimi, edhe në këtë takim, mungoi Berat Djimsiti.

 

Seria A – Java e 5-të

19 shtator

Bologna-Inter               1-1

20 shtator

Benevento-Roma         0-4

Milan-Spal                     2-0

Cagliari – Sassuolo       0-1

Genoa-Chievo                1-1

Verona-Sampd              0-0

Juventus-Fiorentina    1-0

Lazio-Napoli                  1-4

Udinese-Torino             2-3

Atalanta-Crotone           5-1

Shpërndajeni me miqtë tuaj: