Incidenti në Elbasan, Basha: Patrullën e policisë e goditi dhëndri i Qazim Sejdinit

Incidenti në Elbasan, Basha: Patrullën e policisë e goditi dhëndri i Qazim Sejdinit
Lidhur me incidentin në Elbasan ditën e djeshme ku një mjet i blinduar përplasi patrullën e policisë ka reaguar kreu i PD-së Lulzim Basha.

Basha, i cili duket se "ekskluzivitetin" e denoncimeve nga “qytetari dixhital” që bënte hera-herës Berisha, ka shkruar se incidentin e djeshëm e shkaktoi dhëndri i Qazim Sejdinit, kreu i bashkisë Elbasan.

“Kur krimi i veshur me pushtet dhunon vetë policinë, vettingu duhet të nisë nga kryeministri, ministri i brendshëm e kryebashkiakët të bërë njësh me bandat: “Kryetar mirëmbrëma. Sot në Elbasan dhëndri i Qazim Sejdinit, Sokol Sanxhaktari me Suel Çelën me makinë të blinduar kanë goditur makinën e zv.drejtorit te policisë, Elbasan. Kjo pasi një pike kontrolli ka kontrolluar disa ushtarë të tyre”, ka shkruar Basha në faqen e tij në Facebook. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: