Joleza Koka shjpegon foton me Haradinajn e sulmon disa portale: S’jam martuar në Las Vegas!

Joleza Koka shjpegon foton me Haradinajn e sulmon disa portale: S’jam martuar në Las Vegas!
Joleza Koka, ish-kryetarja e Fressh, reagon ashpër ndaj disa portaleve që kanë shkruar se ajo është martuar në mënyrë të fshehtë. “Cila është arsyeja që Kryeministri i Kosovës pritet nga fotografia? Çfarë janë këto sjellje antishqiptare të këtyre “kanaleve anonime” të komunikimit publik?” ka qenë reagimi i saj.

“Faqe me qindra mijëra ndjekës që në çdo sekondë të ditës na bombardojnë me fakte se sa të pa zotët, të pa ditur e të pa drejtë na qenkan shqiptarët.”

“Cilët janë njerëzit pas këtyre faqeve? Cili është misioni i tyre? I bëj thirrje autoriteteve të bëjnë publike pronësinë dhe qëllimin e ekzistencës së këtyre faqeve që nisën si satirike por vetëm për të qeshur nuk bëjnë.”

Lidhur me foton që është marrë si fakt për të provuar se ajo ka zhvilluar kohët e fundit cermenoninë e martesës, Joleza shpjegon: “Kjo fotografi është bërë në Strasburg kur zotit Haradinaj nuk i lejohej të kalonte përtej kufirit francez. E mbani mend kur të gjitha forumet rinore u bashkuam e protestuam për lirimin e tij. Jam shumë krenare për punën vullnetare që kam bërë dhe njëkohësisht shumë e bezdisur nga lajmet e rreme që publikoni çdo ditë duke detyruar lexues të panjohur të marrin guximin dhe të më dërgojnë të tilla mesazhe.”

“Dhe Jo, nuk kemi bërë dasmë në Las Vegas!”, - shton më tej Joleza Koka. /a.m/

loading...
loading...