Juve e Buffon dorëzohen para Messi&Co

Juve e Buffon dorëzohen para Messi&Co
Nata e parë e sezonit të ri në Champions League dhuroi spektakël dhe gola.

Lionel Messi dhe Barcelona i dhanë një leksion të pastër Juventus, në ambiciet për të përsëritur të paktën suksesin e një viti më parë kur shkoi deri në finale të Champions League.

Katalanasit zhbllokuan rezultatin në fund të pjesës së parë me Messi, që pas kombinimit me Suarez mposhti Buffon. Pjesa e dytë foli për vendasit, të cilët dyfishuan shifrat me Rakitiç në 56’ e Messi në 74’. Messi dribloi mbrojtësit juventinë për të mposhtur përfundimisht kampionët italianë. Barcelona dominoi në lojë, duke e kontrolluar atë në 61 për qind të kohës, ndërsa e meritoi plotësisht fitoren.

Nejmar shënoi për PSG ndaj Seltik duke hapur serinë  golave në Glasgou. Ekipi francez dominoi ndeshjen, duke mos e vënë në diskutim fitoren. Përveç Neymar realizoi edhe blerja tjetër e verës, Mbappe, si dhe dopietë e Kavanit dhe një autogol i Leasing vulosën fitoren 5-0 në favor të miqve. Bajern Mynih e nisi me gol, falë një 11-metërshi të Levandovskit ndeshjen ndaj Anderlekt, ndërsa Kums u ndëshkua me karton të kuq për faullin e shkaktuar. Alkantara dhe Kimmich shënuan në pjesën e dytë golat e fitores 3-0 në favor të kampionëve gjermanë.

Barcelona - Juventus 3-0

Shënues: Messi 45’, 74’, Rakitiç 56’

Champions League - sot   

Grupi A

Benfica - CSKA M.                           1-2

Manch United – Basel                    3-0

Grupi B

B, Munich – Anderlecht                 3-0

Celtic – PSG                                      0-5

Grupi C

Chelsea - Qarabag                            6-0

Roma - Atletico M.                          0-0

Grupi D

Barcelona – Juve                             3-0

Olympiacos - Sporting                   2-3

Shpërndajeni me miqtë tuaj: