Kalaja e Krujës, ndër 30 kështjellat që rekomandohet të vizitohen

Kalaja e Krujës, ndër 30 kështjellat që rekomandohet të vizitohen
Janë 30 kështjella të bukura evropiane do t'ju bëjnë të ktheheni prapa në kohë, shkruhet nga rekomandues të specializuar të destinacioneve turistike në kontinent.

Kështjella e Krujës radhitet mes atyre të Spanjës, Framcës, Iralandës, Danimarkës, Hollandës, Skocisë.

Rekomandimi për të vizituar këto kështjella shoqërohet edhe me të dhëna specifike.

Kështu për Kështjellën e Krujës shkruhet se ndodhet në kodrën e qytetit me të njëtin emër dhe se u ndërtua rreth shekullit të 5-të ose të 6-të, dhe se pavarësisht nga mosha ajo i ka qëndruar provave të kohës së trazuar.

Kjo kështjellë është e famshme  në Shqipëri pasi njihet si vendi ku heroi kombëtar Skënderbeu udhëhoqi rebelimin e tij kundër osmanëve në shekullin e 15-të.

Kështjella mesjetare nuk mund të thyhej, duke i rezistuar tre rrethimeve, pavarësisht se ushtria osmane ishte e madhe në numër.

Vetëm pas disa vjetësh omanët e pushtuan kështjellën.

Tani ajo është kthyer në një muzeu kushtuar Skënderbeut dhe një ekspozitë etnografike që detajon traditat rurale të Shqipërisë./l.k./

(Marrë nga http://www.msn.com)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: