Kapitullon Partizani! Nica leksion ish-juventinëve

Kapitullon Partizani! Nica leksion ish-juventinëve
Partizani shtanget në shtëpi. Laçi befason merkaton e bujshme dhe drejtuesit ish-juventinë të Partizanit.

Kallaku dhe  Eskuerda shënuan dy golat e fitores në pjesën e dytë, ndërsa  pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0.

Kjo ndeshje u gjykua nga Laver Alla, i cili ndëshoi në minutën e fundit me karton të kuq Souza, por superioriteti numerik nuk pati më asnjë vlerë për të kuqtë.

Trajneri Mark Juliano aktivizoi nga minuta e parë këtë formacion: Xhika, Fejzullahi, Ibrahimi, Atanda, Kotobelli, La Kamera (Bardhi 73’), Vila (Herrera 56′), Adorjan, Progni, Trashi, Sukaj.

Nga ana tjetër trajneri i Laçit, Stavri Nica preferoi këtë 11-she: Selmani, Ademir, Fangaj, Gjoni, Sefgjini, Bardhi (Kallaku 58’), Lushkja (Bushi 51’), Nika, Jonuzi, Eskuerda, Uzuni.

Një sezon më parë Laçi rrezikoi rënien dhe e nisi sezonin e ri me blerje të pakta, pa bujë, ndryshe nga Partizani, që ndryshe nga Kukësi e Skënderbeu, do t’i duhet të rikuperojë në javët e tjera. /a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: