Kida nga gonxhe në “orkide” e bukur

Kida nga gonxhe në “orkide” e bukur
Orhidea Latifi, në art Kida, ka qenë një vajzë shumë e re, adoleshente madje, kur nisi të këndojë. Me një zë brilant, Kida mbajti në fillesë një stil çapkën, që ia detyronte disi edhe gjatësia e shtatit. Por me kalimin e viteve, Kida e vogël, u shndërrua në një “orkide” të bukur, duke kombinuar sensualitetin me sportivitetin, flokët nuk janë më ekstravagantë dhe aty këtu përdoret edhe elegancë. Kida po rritet e shumë shpejt do të konkurrojë koleget edhe në bukuri.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: