Komision i Veprimtarisë Prodhuese miraton dekretin për ligjin e mbetjeve

Komision i Veprimtarisë Prodhuese miraton dekretin për ligjin e mbetjeve
Gjatë mbledhjes së zhvilluar sot, Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka miratuar dekretin e ish-Presidentit Nishani për rrëzimin e ligjit të mbetjeve.

Gjatë votimit, të gjithë deputetët votuan pro dekretit të Nishanit për të rrëzuar ligjin, përveç Eduard Shalsi, i cili abstenoi.

Kujtojmë që kryetari i këtij komisioni, Shalsi, ishte ai që inicioi këtë ligj.

Sipas Nishanit, lejimi i importit të mbetjeve gjeneron një ndotje shtesë në raport me popullsinë dhe territorin e vendit. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: