Kontratë vetëm për 13 ditë! Tiranës i largohet mbrojtësi nigerian

Kontratë vetëm për 13 ditë! Tiranës i largohet mbrojtësi nigerian
Tiranës i largohet një futbollist, ende pa debutuar mirë.

Oriji Kalu ka kërkuar zyrtarisht prishjen e kontratës dhe largimin nga Shqipëria për arsye familjare.

Tirana njoftoi se e ka mirëkuptuar futbollistin, ka lejuar zgjidhjen e marrëveshjes së firmosur më 31 gusht. Por megjithatë, nga lojtarë 7 të huaj që numëron Tirana në prag të sezonit të ri në Kategorinë e Parë vetëm 4 do të mund të luajnë sipas rregullores, çka tre prej tyre konsiderohen “të tepërt”. Gjithsesi pas prishjes së kontratës mbetet jo shumë e qartë arsyeja, ndërsa Kalu është larguar dhe nuk do të jetë pjesë e Tiranës në sezonin e ri. /a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: