Kujt i thotë “më mbaj” Elhaida Dani, pas rikthimit në treg!

Kujt i thotë “më mbaj” Elhaida Dani, pas rikthimit në treg!
Elhaida Dani së shpejti do të publikojë këngën e saj të fundit të titulluar “Më mbaj”.

Këngëtarja që jeton prej kohësh jashtë vendit ku edhe ka përgatitur këngën e saj më të fundit nuk ka dhënë më tepër detaje, veçse ka zbuluar titullin.

E ndërsa prej kohësh tregu i muzikës shqiptare dominohet nga të ashtëquajtura "hite" që nuk i kapërcejnë asnjëherë kufijtë, por thjesht "ushqejnë" rininë shqiptare me "muzikë" shpesh pa e ditur se kujt rryme i përkasin.

Me këngën “I'm Alive”, Elhaida Dani prezantoi Shqipërinë në Eurovision 2015.

Ajo ka fituar më herët edicionin e “The Voice of Italy”, çmim që e mori pasi u pëlqye nga mbi 70 për qind e publikut italian.

Në Shqipëri ato që cilësohen hite, shpesh nga përfaqësuesit dinjitozë të muzikës shqiptare konsiderohen këngë pa tekst dhe shoqërohen me muzikë pa kompozim, ndaj edhe Elhaida duket sikur ironizon edhe tregun shqiptar  me këngën e saj “Më mbaj".

Dimë që një nga zërat më brilantë të muzikës shqiptare, Elhaida Dani, ka qenë shumë pak aktive përsa i përket prodhimtarisë muzikore, gjatë dy viteve të fundit.

Një këngëtare tjetër shqiptare e suksesshme dhe e njohur në arenën ndërkombëtare, Elsa Lila, i ka munguar gjithashtu tregut muzikor kohët e fundit. Ajo konkurroi vetëm dy herë në eidicionet e Festivalit në RTSH dhe u shpall po aq herë fituese.

Fatkeqësisht zërat më të mirë të muzikës shqiptare, shfaqen rrallë, shumë rrallë, ashtu siç është në fakt, edhe muzika me vlera të vërteta. /a.m/

loading...
loading...