Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen çiftet e raundit të dytë, Sopoti përfundon "në tavolinë" (15-0)

Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen çiftet e raundit të dytë, Sopoti përfundon "në tavolinë" (15-0)
Kukësi kualifikohet duke fituar 4-0 ndaj Egnatias pavarësisht humbjes në ndeshjen e parë në kupë. Partizani fitoi edhe ndeshjen kthimit me një rezultat të thellë, 7-0. Ndeshjet e Turit 1/8 të Kupës së Shqipërisë do të luhen, sipas skemës së përcaktuar në rregulloren e garës.

Takimi Kamza-Iliria do të luhet ditën e enjte, ndërsa ndeshja tjetër Skënderbeu-Mamurrasi është parashikuar të luhet javën e ardhshme për shkak të impenjimeve që ka ekipi korçar në Europa League. Skuadra e vetme që kualifikohet pas kohës shtesë në raundin e dytë ishte Lushnja, që eliminoi me 11-metërsha Apoloninë. Interesant është fakti se Bylis humbi 1-2 me Tomorin por kalon më tej pasi fitoi 3-0 në tavolinë ndeshjen e parë.

Laçi fitoi 12-0 me Sopotin ndeshjen e parë, por duket se nga frika për një humbje tjetër me  shifra edhe më të thella, librazhdasit nuk janë paraqitur fare në Laç. Megjithatë, në pritje të marrjes së rezultati 3-0 në tavolinë, Laçi do të përballet me Lushnjën në turin tjetër.

Çiftet për raundin e radhës:

Grupi A

Erzeni-Kukësi

Beslidhja-Skënderbeu/Mamurrasi

Kamza/Iliria-Teuta

Tirana-Vllaznia

Grupi B

Pogradeci-Partizani

Bylis-Luftëtari

Lushnja-Laçi

Turbina-Flamurtari

Shpërndajeni me miqtë tuaj: