Laçi, Stavri Nica i dorëzon stolin Gantian Mezinit

Laçi, Stavri Nica i dorëzon stolin Gantian Mezinit
Mjaftojnë 270 minuta. Pas vetëm tre ndeshjeve të para të këtij kampionati, Stavri Nica largohet nga drejtimi i Laçit. Ai e paralajmëroi largimin, pas humbjes 3-0 me Kukësin.

Edhe pse nën drejtimin e tij Laçi fitoi 2-0 ndaj Partizanit, në ndeshjen e parë, dy humbjet e fundit me Luftëtarin dhe Kukësin si dhe perspektiva në të ardhmen, detyruan trajnerin Nica të largohet para kohe nga drejtimi i Laçit.

Ai e ka drejtuar Laçin disa herë, madje është ulur në stolin e këtij ekip sa herë ka qenë emergjente për të gjetur një trajner të ri.

Drejtuesit e klubit Laçit, pas largimit të Stavri Nicës, kanë gjetur menjëherë pasuesin e tij, ish-trajnern e Flamurtarit, Gentian Mezini.

Trajner i ri vlonjat ka si objektiv mbijetesën e Laçit në Kategorinë Superiore. /a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: