Ligji i mbetjeve/ PD kërkon rrëzimin e ligjit në Kuvend, Shalësi: Do ta votoj referendumin i pari

Ligji i mbetjeve/ PD kërkon rrëzimin e ligjit në Kuvend, Shalësi: Do ta votoj referendumin i pari
Pasi qeveria u tërhoq nga ligji i mbetjeve, debate të ashpra janë krijuar në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese.

Propozuesi i këtij ligji, Eduard Shalësi tha se do të ketë një diskutim të gjatë për aspektin ligjor të tërheqjes së ligjit.  PD ka kërkuar rrëzimin e ligjit me votë në Kuvend,

“Nuk di si do ta tërheqim në aspektin ligjor por do të ketë diskutim të gjatë. Ka pasur abuzime dhe manipulime të opinionit publik për këtë nismë. Tërheqja pati pëlqimin e të gjitha palëve në komision: PD, LSI dhe PS,” tha Shalsi, teksa partia demokratike kërkoi rrëzimin e ligjit me votë në Kuvend.

“Është në nderin tuaj dhe të forcës suaj politike të sillet në parlament dhe të rrëzohet me ligj. LSI ju ka kërkuar referendum. Silleni kërkesën këtu,” tha deputeti i PD-së Florion Mima.

Nga ana tjetër Shalësi u përgjigj se referendumin e propozuar nga LSI ai do ta firmosë i pari ndërkohë që deklaron se qëllimi madhor ka qenë pastrimi i Shqipërisë.

Dje, lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe Taulant Balla.

“Nuk ka më projekt-ligj për dekoratat apo për mbetjet. Grupi Parlamentar Socialist do t’i rikthejë në publik për një debat shterues, bazuar në argumente jo në akuza dhe në arsye jo në mllef. Bashkëqeverisja me njerëzit e zakonshëm ka filluar”, shkruajti Balla, në profilin e tij në Facebook. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: