Lulzim Basha akuza Edi Ramës për prishjen e marrëveshjes

Lulzim Basha akuza Edi Ramës për prishjen e marrëveshjes
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka akuzuar Edi Ramën se është pikërisht ai që ka prishur marrëveshjen e 18 majit, ndaj dhe sot nuk mund të flitet më për të.

Madje Basha shprehet se marrëveshja mes tyre ka vdekur që më 25 qershor, kur qeveria bleu votën e shqiptarëve.

“Marrëveshja ka marrë fund. Në 25 qershor qeveria bleu votën e shqiptarëve. Unë e thashë që në seancën e parë të Kuvendit. Marrëveshja vdiq sepse Edi Rama bleu votat, angazhoi të gjithë kriminelët”, deklaroi për mediat Lulzim Basha.

Sipas tij do të jetë pikërisht reforma zgjedhore ajo që do t’i japë fund blerjes së votave, kriminalëve në zgjedhje.

Duke folur për grupet kundërshtare të tij, Basha tha se për të gjithë ka vend në PD dhe se kjo e fundit është e hapur për të gjithë dhe këdo që të japë kontribut, nga anëtar i thjeshtë i saj e deri tek forumet më të larta./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: