Mayweather nuk e di sa makina e para ka..., por thotë “Kam 7 gra!”

Mayweather nuk e di sa makina e para ka..., por thotë “Kam 7 gra!”
Floyd Mayweather, tri  javë pas ndeshjes së shekullit, kur fitoi kundër Conor McGregor në Las Vegas, për t’u bërë boksieri me rekordin më të mirë në histori (50 fitore asnjë humbje), foli rreth jetës së tij prej një ëndrre.

Kundër McGregor fitoi 100 milionë dollarë vetëm në tregun e aksioneve, e cila ishte ndeshja e tij e fundit në karrierë. “Ndeshja e fundit e jetës sime, ishte ajo e parave kundër McGregor,” - tha ai. I pyetur sa të dashura ka, ai u përgjigj: “Shtatë, të gjitha gra me shumë fat.

Ne shkojmë për darkë, udhëtojmë së bashku. Mendoj se vetëm një grua, me shumë gjasa, është si të mos jetë”. E ekzagjeruar, si gjithmonë, ai shpjegon se  ka në garazh një koleksion prej 25 makinash luksoze, një Bugatti të kuq dhe një Ferrari të verdhë.

Mayweather është përpjekur të bëj një përmbledhje të llogarive të tij bankare të panumërta: “Nuk e di me siguri se sa pará kam, por mendoj se do të kem rreth 200-300 milionë dollarë”. /a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: