Mbledhja e kryesisë së PD-së, tension dhe debat mes Gjanës dhe Mezinit

Mbledhja e kryesisë së PD-së, tension dhe debat mes Gjanës dhe Mezinit
Në mbledhjen e PD-së kanë debatuar dhe më pas konfrontuar mes tyre anëtarja e kryesisë Valbona Mezini dhe Jemin Gjana.

Teksa Gjana ka nisur të fliste për zgjedhjet e qershorit i ka ndërhyrë disa herë dhe ndërprerë fjalën Valbona Mezini.

Kaq ka mjaftuar që Gjana të humbiste kontrollin dhe të përplasej verbalist me gazetaren.

Është dashur ndërhyrja e Gent Strazimirit dhe truprojës së Bashës që të shmangej një konfrontim fizik mes dy anëtarëve të kryesisë.

Mezini njihet si kundërshtare e Bashës dhe është një nga firmëtarët për shkarkimin e tij si kryetar i PD-së.

Në rend të ditës kryesia duhet të diskutonte mbi analizën e rezultatit të zgjedhjeve të 25 qershorit dhe disa çështje organizative./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: