Opinionisti i “Albanian Free Press”, Alfred Peza, vjen me romanin “Sarah”

Opinionisti i “Albanian Free Press”, Alfred Peza, vjen me romanin “Sarah”
Një ndër gazetarët dhe analistët e njohur në vend Alfred Peza, që na themelimi, edhe opinionist i përhershëm i gazetës së përditshme “Albanian Free Press”, vjen për lexuesin edhe me librin e tij surprizë, “Sarah”.

Vepra letrare është një roman i cili sikurse autori tregon, është shkruar kohët e fundit, teksa ai qëndronte pranë nënës që humbi pak javë më parë.

Në qendër të romanit janë ngjarje të Tiranës në vitet ’20-’30 të shekullit të kaluar.

Protagonistët kryesorë janë Mbreti Zog I dhe Sarah Blloshmi, mbesa e Ismail Qemalit, e konsideruar si gruaja më e bukur e Shqipërisë së shekullit të XX. /afp.al/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: