PD, Basha: Në Peshkopi, rilindasit po kthejnë universitetin në zyra bashkie

PD, Basha: Në Peshkopi, rilindasit po kthejnë universitetin në zyra bashkie
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është zgjuar këtë mëngjes më një denoncim. Basha ka publikuar mesazhin e një qytetari nga Peshkopia, i cili shprehet se qeveria i ka dhënë bashkisë godinën e universitetit, duke përzënë studentët dhe do ta kthejë në zyrë për bashkinë.

“Përshëndetje Kryetar ! Nga Peshkopia po ju paraqesim një shqetësim që kanë dibranët sot:

Prej vitit 2013-’14 pasi këto rilindasit famoze mbyllën universitetin, filialin e UAMD, në Peshkopi, godina e rikonstruktuar për bukuri nga qeveria jonë, (ish Gjimnazi që u bë Universitet) prej 4-vitesh rri bosh, megjithëse në Peshkopi vazhdon mësimi në klasa me 40 nxënës dhe më e keqja në arsimin fillor, në Peshkopi vazhdon ende edhe sot mësimi me 2-turne (cikli ulët). Por kjo s’është asgjë, tani duan që këtë godine arsimore, më e rëndesishmja në Dibër dhe memorja e vetme historike e arsimit këtu, ta kthejnë në zyra për të kaluar aty Bashkinë Dibër, drejtuar teorikishtë nga PS, por praktikishtë nga injoranca, nga PDIU…, etj.,kthyer në plaçkë tregu…etj etj.

Bashkia jo vetëm që i ka ambjentet e sajë që ia kemi lënë model, por edhe mundësi këmbimi me godinën ku sot janë institucione koti si Qarku, Prefektura etj.

Këtu po merr fund çdo gjë, këto qenkan të tmerrshëm, mbyllin shkollat për të bërë zyra për militantët, pasi ngaqë kanë shtuar numrin e personelit në administratë disa fish sa nuk i nxënë ( nuk i marrin zyrat) dhe tani të gjithë këto injorantë që rrinë në zyra kot, tani duan zyra +, dhe i duan aty në qendër të qytetit, duke kthyer godinën e universitetit në zyra të bashkisë… !!!? Sapo kanë filluar procedurat e transferimit, lirimit ambjenteve…etj. Të fala nga Peshkopia” shkruan Basha në profilin e tij në Facebook. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: