PD, Paloka flet për zgjedhjet e 25 qershorit, listën "Basha" dhe për votat e shitura të Ruçit

PD, Paloka flet për zgjedhjet e 25 qershorit, listën "Basha" dhe për votat e shitura të Ruçit
Nënkryetari i Kuvendit si dhe deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka, ka folur për zgjedhjet e 25 qeshorit si dhe për listën e PD-së në ato zgjedhje.

I ftuar në një emision televiziv Paloka u shpreh zgjedhjet ishin manipuluar dhe Partia Demokratike i kishte denoncuar ato dhe mënyrat sesi kjo kishte ndodhur, teksa tha se partia e tij u detyrua të futej në zgjedhje pas ardhjes së ndihmës sekretarit të Shtetit, duke marrë garancinë e SHBA-ve.

Lidhur me listat, Paloka tha se sipas tij lista ishte absolutisht një gabim dhe se u bë gjatë natës ndërkohë që dhe ai vetë nuk e dinte se ishte nënkryetar partie.

“Kam pasur dhe kam rezervat e mia dhe ia kam thënë dhe z.Basha dhe madje i kam thënë ca gjëra edhe përpara se të bëhej lista, edhe si duhej bërë lista, edhe si duheshin vënë kandidatët. Por, mënyra si u bë lista absolutisht ishte një gabim. U bë në mes të natës dhe unë isha nënkryetar partie dhe e mora veshë në fund se ku isha. Se edhe vendi nuk më pëlqeu, se isha nënkryetar partie dhe pretendoja. Sigurisht z.Basha më dha shpjegimet e tij, që prapë nuk më pëlqyen” tha Paloka

Nënkryetari i Kuvendit foli gjithashtu edhe për zgjedhjen e Ruçit, teksa theksoi se zgjedhjet ishin të shitura dhe së shpejti do merret vesh kush i shiti votat. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: