Petrit Vasili: Referendum popullor për plehrat

Petrit Vasili: Referendum popullor për plehrat
Kreu i grupit kuvendor të LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar për rikthimin për diskutim të çështjes mjaft të debatuar, atë të importit të mbetjeve.

Në një status në faqen e tij në rrjetin social, Vasili shkruan se ky ligj u fut fshehurazi nga Rama një vit më parë edhe pse ai e kishte anuluar kur mori në dorë qeverinë në vitin 2013.

“Populli shqiptar është shumë i shqetësuar për pasojat e rënda mbi shëndetin e tij dhe të gjeneratave që do të vijnë.

Populli është shumë i shqetësuar që Shqipëria do të shndërrohet në gropën e plehrave të të gjithë Europës, pasi me këtë ligj të gjithë llojet e sojet e plehrave do të derdhen në Shqipëri.

Zgjidhja është vetëm një referendum popullor për t'i thënë po ose jo vërshimit të plehrave në Shqipëri”, shkruan Vasili./l.k./

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: