Rama e nis ditën me Nëmërçkën, përkrahësit e komplimentojnë, të tjerë i thonë të punojë më mirë

Rama e nis ditën me Nëmërçkën, përkrahësit e komplimentojnë, të tjerë i thonë të punojë më mirë
Si përherë Kryeministri Edi Rama u ka uruar një mëngjes të mbarë ndjekësve të tij në rrjetin social me një pamje të Malit të Nëmërçkës dhe Luginës fantastike të Vjosës.

“Me këto pamje spektakolare të Malit të Nëmërçkës dhe Luginës së Vjosës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Pas mesazhit vërshojnë një lum komentesh ku shumë përkrahës e koplimentojnë ndrysa të tjerë e kritikojnë duke nisur që me autorësinë e fotos e vazhduar me problemet e përditëshme. Nuk mungon edhe reagimi i një ndjekësi që e këshillon se edhe mund ta sinte ditën me foton e fëmijës në Shkozë që qante kur policia i merrte babanë.

Ka nga ata që heshturazi me klipart i rekomandojnë t’i vërë gishtin kokës dhe të punojë për të mirën e vendit./l.k./

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: