Skënderbeu, gabimi i mbrojtjes i heq fitoren nga dora

Skënderbeu, gabimi i mbrojtjes i heq fitoren nga dora
Skënderbeu e mbylli në barazim 1-1 ndeshjen me zviceranët e Jang Bojsit, takim i dytë i vlefshëm për Grupin B. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, plotësisht në ekuilibër me pak raste për Skënderbeun.

Pjesa e dytë do të ishte më e mirë për tanët, të cilët arritën të shënonin në “Elbasan Arena” në minutën 65’ me Soue, pas një pasimi të shkëlqyer të Muzakës për sulmuesin, i cili realizon me një gjuajtje të shpejtë me të djathtën. Dhe 1-0 për Skënderbeun.

Ishte minuta e 72’ kur mbrojtja e Skënderbeut u gjet e papërgatitur. Një top nga e djathta i Ngamaleu gjen Asale të vetëm në zonë, i harruar nga prapavija korçare, dhe sulmuesi nuk e ka të vështirë të shtyjë topin në rrjetë.

Kështu ka përfunduar 1-1 ndeshja e dytë të grupeve në Ligën e Europës për Skënderbeun.

Renditja kryesohet nga Dinamo e Kiev me 6 pikë, që ndiqet nga Jang Bojs me 2 pikë, dhe në dy vendet e fundit janë Partizani i Beogradit dhe Skënderbeu, që ndajnë nga një pikë./l.k./

Shpërndajeni me miqtë tuaj: