“Tetori Gjerman 2017”, Schütz: Shqiptarët dhe gjermanët të mësojnë prej njëri-tjetrit

“Tetori Gjerman 2017”, Schütz: Shqiptarët dhe gjermanët të mësojnë prej njëri-tjetrit
Të shtunën nis “Tetori Gjerman 2017”, siç quhen tradicionalisht Javët e Kulturës Gjermane në Shqipëri.

Në konferencën për shtyp në ambasadën gjermane, ambasadorja Susanne Schütz dhe atasheu kulturor Johannes Dietrich dhanë detaje mbi programin.

“Edhe këtë vit dëshirojmë të arrijmë që shqiptarët dhe gjermanët bashkërisht të jenë kreativë, të përjetojnë së bashku e të shkëmbehen rreth këtyre përjetimeve, të punojnë për një produkt, të ngrenë ura ndërlidhjeje e në rastin më të mirë të mësojnë prej njëri-tjetrit”, u shpreh ambasadorja Schütz rreth programit.

Informacion më të zgjeruar rreth programit, kliko këtu:www.tetori-gjerman.com

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: