Zgjedhjet e 22 korrikut, Patozi: Ja pse Basha nuk mund të flasë

Zgjedhjet e 22 korrikut, Patozi: Ja pse Basha nuk mund të flasë
Pas sjelljes së provave me disa parregullsi në zgjedhjet e 22 korrikut , ku në emisioni investigativ “Fiks fare” tregohet me fakte se si u mbushën kutitë me vota, ka reaguar edhe ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi.

Në një postim në rrjetin social “facebook”, i njohuri si kundërshtar i Lulzim Bashës, që edhe dëshironte të përballej me të për postin drejtues, por nuk u lejua, shkruan se këto fakte tregojnë qartazi pse kreu i Partisë Demokratike nuk mund të flasë për zgjedhje të lira.

“Ja pse Lulzim Basha nuk mund të flasë për zgjedhje të lira. ‘Fiks fare’ risjell provat e farsës së 22 korrikut, ku votat e demokratëve u manipuluan dhe kutitë u mbushën”, shkruan ish-deputeti i PD-së, Patozi./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: