Aplikimet për master te Filologjiku  deri nw 20 tetor, gjithsej 1030 kuota

Aplikimet për master te Filologjiku  deri nw 20 tetor, gjithsej 1030 kuota
 

Të gjithë studentët të cilët kërkojnë të vijojnë studimet për master profesional dhe shkencor në  fakultetin e Histori Filologji , do të kenë kohë për aplikime  deri në datë 20  tetor. Shtyrja e datës së aplikimit me 10 ditë u bë pas mbledhjes së dekanatit.  Fakulteti i  Histori Filologji ofron  1030 kuota për programet e nivelit të dytë master profesional dhe shkencor . Referuar kuotave të miratuara për vitin akademik 2017-2018 në këtë fakultet mund të fitojnë  të drejtën  e studimit në programin master profesional 640 kandidatë  si edhe 390 të tjerë në nivelin shkencor. Të drejtën e aplikimit e kanë të gjithë ata studentë që  kanë një diplomë të ciklit të parë bachelor ose një program të integruar të ciklit të dytë nga një universitet i cili rezulton i akredituar. Po ashtu edhe studentët që kanë mbaruar studimet dhe janë diplomuar jashtë  mund të bëhen pjesë e këtij fakulteti , më kushtin që te kenë përfunduar njësimin e diplomës. Shpallja e fituesve  në programin master shkencor dhe profesional do të bëhet  më datë 24 tetor 2017 ndërsa  regjistrimi i fituesve do të zhvillohet  nga data 27 deri në 30 tetor . /s.i/afp.al/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: