Arrestohet 50 vjeçari nga Shijaku, do ekstradohet në Itali

Arrestohet 50 vjeçari nga Shijaku, do ekstradohet në Itali
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga nga blutë e qytetit të Durrësit. Sipas informacioneve zyrtare të Policisë rezulton se në pranga është vënë 50 vjeçari Riza Sheshi me origjinë nga Shijaku.

“Gjykata e Genovës në  Itali ka  lëshuar për Sheshin urdhër arresti për veprën penale “Pjesëmarrje në organizata kriminale me qëllim shfrytëzim prostitucioni”parashikuar në nenet 81, 110 dhe 416  të Kodit Penal Italian”, informon policia. Arrestimi i 50-vjecarit u bë nga  specialistët për Hetimin e  Trafiqeve në drejtorinë e policisë Durrës. Aktualisht materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Durrës për veprime të mëtejshme. /s.i/afp.al/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: