Arvida Bystrom pozon e padepiluar për Adidas, fyhet dhe kërcënohet

Arvida Bystrom pozon e padepiluar për Adidas, fyhet dhe kërcënohet
“As nuk mund ta mendoj se çfarë do të thotë të përpiqesh ti rezistosh të gjithë kësaj bote pa pasur privilegjet që unë kam.”- ka shkruar nw rrjetet sociale Arvida Bystrom, një fotografe suedeze, e cila prej vitesh po lufton me provokime dhe pargjykime gjinore.

Por 25-vjeçarja ka pozuar e padepiluar e zgjedhur nga marka e njohur Adidas dhe kjo është beteja më e madhe me të cilën po përballet.

Ka qenë pikërisht kjo arsyeja se përse Adidas ka përzgjedhur Arvidën për të qenë pjesë e spotit të #Superstar, kushtuar ikonave të së nesërmes.

Në spot, e veshur me stilin e viteve 1980, ajo shprehet: “Mendoj se feminizmi është një koncept kulturor. Kushdo mund të jetë femëror, mund të bëjë gjërat që bën një grua dhe shoqëria ka frikë nga kjo.”

Por pas publikimit të spotit publicitar fotografja ka marrë shumë komente fyese, si edhe kërcënime për përdhunim përmes e-mail.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: