Bli një buqetë rozë, ndihmo të sëmurët me kancer!

Bli një buqetë rozë, ndihmo të sëmurët me kancer!
“Bli një buqetë rozë, ndihmo të sëmurët me kancer!” Kjo është motoja e aktivitetit të sotëm nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Pranë Pazarit të Ri, përgjatë paradites së sotme është parashikuar shitja e luleve rozë dhe të ardhurat që do të grumbullohen do të shkojnë në ndihmë të të sëmurëve me kancer pranë Spitalit Onkologjik dhe Onkohemtologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Prej ditësh, ministrja Manastirliu në rrjetet sociale ka publikuar thirrjen në mënyrë që “blerësit” të jenë sa më të shumtë, në mënyrë që fondet të mund të përballojnë një sërë nevojash dhe rikonstruksionin e ambienteve në këto spitale. “Tetori është muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit! Bëhu pjesë e aktiviteteve të MShMS për rritjen e ndërgjegjësimit, informimit dhe depistimit në të gjithë vendin. Eja edhe ti në Markatën Rozë  të dielën, datë 15 Tetor ora 11.00, te Sheshi Kreativ në Pazarin e ri. Mos mungo! Bli një buqetë rozë, ndihmo në luftën kundër kancerit të gjirit!” shkruan Ministrja Manastirliu në Facebook. /s.i/afp.al/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: