Bllokimi i faqes për Lotarinë Amerikane, reagon ambasada

Bllokimi i faqes për Lotarinë Amerikane, reagon ambasada
Faqja e aplikimit për Lotarinë Amerikane është bllokuar tashmë prej 3 ditësh.

Lidhur me ktë problem ka reaguar edhe Ambasada e cila njofton përmes faqes së saj në Facebook se ky është një problem për të gjitha vendet jo vetëm për Shqipërinë.

“Faqja e internetit të Lotarisë Amerikane http://dvlottery.state.gov është përkohësisht jashtë funksionit për mirëmbajtje. Kjo është një ndërprerje në mbarë botën që prek të gjitha vendet – jo vetëm Shqipërinë. Ne do t’ju njoftojmë sapo të kemi më shumë informacion”, shkruan ambasada amerikane. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: