Brenda 2018 çdo godinë shtetërore dhe banesë do të bëjë certifikim të energjisë

Brenda 2018 çdo godinë shtetërore dhe banesë do të bëjë certifikim të energjisë
Informohet se brenda vitit të ardhshëm të gjitha godinat shtetërore dhe banesat duhet të bëjnë çertifikimin energjitik të tyre.

Gjergj Simaku, autori i ligjit për energjinë e rinovueshme dhe drejtor i kësaj fushe në Ministrinë e Energjisë sqaron se të gjithë qytetarëve do t’u mundësohet të dinë se sa kilovat orë për metër katror shpenzon shtëpia e tyre.

Certifikimi i energjisë do të bëhet fillimisht me ndërtesat publike, ndërsa për ato të rezidentëve rregulli për të nxjerrë një certifikatë të tillë do të vihet i domosdoshëm në rastin e shitjes apo dhënies me qira të shtëpisë.

Për të nxitur kursimin e energjisë elektrike, ministria do të akordojë edhe një fond që qytetarët të aplikojë për të përfituar një pjesë të parave për termoizolimin e shtëpisë, apo për të blerë një pajisje që shpenzon pak energji.

Certifikimi i godinave do të bëhet nga audituesit e energjisë që do të licensohen nga ministria teksa çmimi për këtë shërbim nuk është përcaktuar, por zyrtarët e ministrisë thonë se ai do të vendoset nga tregu. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: