Candreva "ndëshkon" Panucci-n, Shqipëria mbetet e tretë falë Spanjës

Candreva "ndëshkon" Panucci-n, Shqipëria mbetet e tretë falë Spanjës
Pas 73 minutave lojë, Antonio Candreva i gjendur i lirë në zonë shënoi në portën e mbrojtur nga Etrit Berisha, falë një pasimi të saktë të Spinazzola, duke bërë që pllakoste heshtja në “Loro Boriçi”.

Por tre minuta pas golit të Italisë, Illarramendi shënoi për Spanjën në Izrael, duke shmangur rrezikun që Shqipëria të zbriste në vendin e katërt të Grupit G. Mbyllet fushata e ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës “Rusi 2018”, me Spanjën që e preu direkt biletën për në Rusi, Italinë që do të diskutojë kualifikimin me anë të dy ndeshjeve “play-off” dhe me Shqipërinë që pozicionohet e treta pas tyre.

Shqipëri-Itali                     0-1

Candreva 73’

Shqipëria:  Berisha, Hysaj, Veseli, Mavraj, Agolli, Basha (Lila 68’), Memushaj (Latifi 76’), Grezda, Kaçe, Roshi (Ahmedi 90’), Sadiku. Trajner: K. Panuçi

Italia: Buffon, Chiellini, Bonucci, Darmian (Zappacosta 61’), Candreva, Spinazzola, Gagliardini, Insigne (El Shaaraëy 90’), Immobile, Eder (Gabbiadini 89’), Parolo. Trajner: G. Ventura

Gjyqtar: Svein Oddvar Moen (Norvegji)

Kartonë të verdhë: Lila/Chiellini

 

Grupi G

Shqipëri-Itali                      0-1

Izrael-Spanjë                      0-1

Maqedoni-Lihtenshejn    4-0

 

Klasifikimi

Spanja                  28

Italia                    23

Shqipëria            14

Izraeli                  13

Maqedonia         11

Liechtenstein     0

Shpërndajeni me miqtë tuaj: