Ekstradohen 3 shqiptarë nga Anglia për krime të ndryshme

Ekstradohen 3 shqiptarë nga Anglia për krime të ndryshme
Janë ekstraduar nga Anglia për të vuajtur dënimin në Shqipëri tre persona të dënuar për vepra të ndryshme penale

Të ekstraduarit janë Masimo Fishti 37 vjeç, nga Tirana, i dënuar me 21 vite burg për vrasje, Sadri Lika 38 vjeç nga Durrësi i dënuar me 20 vjet burg për trafik droge dhe Edison Mulaj 21 vjeç nga Kukësi, i dënuar me 12 vjet burg për përdhunim.

Masimo Fishti akuzohet se vrau rumunin Ioan Suditu në 25 prill 2015 me thikë. Sadri Lika u dënua, pasi në 2013 në Britani u zbulua së bashku me dy persona të tjerë duke trafikuar 18 kg kokainë përmes një kamioni frigoriferik. Ndërsa Edison Mulaj u dënua me 12 vite në 2015, pasi përdhunoi dy gra në Britaninë e Madhe.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: