Fansit i tha se i kushton “100 milion euro nata”, Enca reagon live për të thënë të vërtetën

Fansit i tha se i kushton “100 milion euro nata”, Enca reagon live për të thënë të vërtetën
Rrjetet sociale shpesh sjellin keqkuptime, sidomos personazheve publikë e më shumë akoma atyre që u përkasin botës “show-biz”.

Enca Haxhia thotë se replika me një fans i ka sjellë ngatërresa të mëdha, aq sa ka kërkuar falje, ndoshta për të zbutur sadopak situatën.

“Shoh lajmet që thonë se Enca ka fyer fansin. Kur e hap lajmin është një situatë ku ai më pyet se “sa e ka natën” dhe unë i përgjigjem “100 milionë euro,” – konfirmon ajo, përmes një videoje live në Instagram,ku edhe kërkon të sqarojë situatën.

“E kam ofenduar shumë atë djalë? Shpresoj që prindërit e mi të mos e kenë parë,” ka shtuar Enca,  në llogarinë e saj në Instagram.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: