Gara për Topin e Artë, France Football publikon listën

Gara për Topin e Artë, France Football publikon listën
France Football tashmë ka publikuar listën e 30 lojtarëve pretendentë për Topin e Artë.

Sipas listës kampionati spanjoll dominon me 11 futbollistë në garën për trofeun individual më të rëndësishëm të vitit.

E dyta vjen Premier Liga angleze me 7 lojtarë e ndjekur nga Seria A me 5, Ligue 1 franceze me 4 dhe Bundesliga gjermane me vetëm 3 futbollistë.

Nga ekipet kampionët e Europës Real Madrid prezantohen me 7 futbollist për trofeun Ballon d’Or e ndjekur nga PSG me 3.

Duket se garën e kryesojnë, dy pretendentët e përhershëm Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Sipas madrilenes AS, Ronaldo është favoriti kryesor për çmimin Topi i Artë pas triumfeve në Champions League dhe La Liga me los blancos ndërkohë që Messi fitoi vetëm Kupën e Mbretit.

Kujtojmë që Messi deri më tani ka fituar pesë herë Topin e Artë, ndërsa Ronaldo katër here teksa portugezi kësaj radhe mund ta brezoj argjentinasin. /f.ç/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: