Gjykata e Lartë lë në arrest me burg Alket Hatinë

Gjykata e Lartë lë në arrest me burg Alket Hatinë
Gjykata e Lartë ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg"  për Alket Hatinë, i cili është arrestuar në Durrës në 8 korrik, pasi ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma dhe është lënë i lirë nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Prokuroria ka apeluar vendimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë, duke bërë që Gjykata e Apelit dhe ajo e Lartë të kërkonin riktimin e Hatisë në burg deri në përfundimin e procesit gjyqësor. Hatia është dënuar në Itali me 20 vite burg nga gjykata për trafik droge, ndërkohë që mediat italiane e kanë pagëzuar si “Zoti i drogës” nga italianët, që e kanë dënuar me 20 vite burg në 2015. Për veprat penale për të cilat është akuzuar në Italia, Alket Hatia ka kryer dënimin në Shqipëri. Sipas vendimit të Gjykatës Alket Hatia është dënuar me 23 vite burg për disa vepra penale për trafikim droge drejt Italisë dhe krijim të organizatave kriminale.

Pas përfundimit të dënimit ai është liruar, ndërsa edhe pala mbrojtëse pretendon se nuk i është hequr emri nga sistemi. Në përfundim të shqyrtimit të dosjes, gjykata vendosi që ta linte të lirë, pasi e ka kryer një dënim në Shqipëri për akuzat nga shteti italian, por prokuroria e ka apeluar dosjen.

Pas arrestimit pak ditë më parë në Shqipëri të shumëkërkuarit Alket Hatija, mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja për 44 vjeçarin, që konsiderohej si një nga bosët më të mëdhenj të trafikut të drogës, që ishte dënuar me 20 vjet burg. /s.i/afp.al/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: