I gjenden 64 kg kanabis në shtëpi, arrestohet 50-vjeçari nga Memaliaj

I gjenden 64 kg kanabis në shtëpi, arrestohet 50-vjeçari nga Memaliaj
Një sasi prej 64 kilogramë kanabis është sekuestruar në Memaliaj teksa në pranga ka rënë një 50-vjeçar.

“Në banesën e  Muharrem Mino, 50 vjeç, në fshatin Kurtëz, Memaliaj u gjetën disa pako me lëndë të dyshuar narkotike  Cannabis Sattiva. Pesha totale e lëndës rezultoi 64 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, informon policia.

Muharrem Mino, u arrestua në flagrancë ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme. /f.ç/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: