INSTAT: Gjatë 9 muajve kanë hyrë në vend 4.2 milionë të huaj dhe kanë dalë 3.9 milionë shqiptarë

INSTAT: Gjatë 9 muajve kanë hyrë në vend 4.2 milionë të huaj dhe kanë dalë 3.9 milionë shqiptarë
Sipas publikimit të fundit të Institutit të Statistikave në muajn shtator në territorin tonë kanë hyrë gjatë muajt shtator 852.743 të huaj dhe shqiptarë.

Sipas INSTAT, kjo shifër ka pësuar një rritje prej 8,8 % krahasuar me muajn shtator të vitit të shkuar.

Gjatë shtatorit të 2016 kanë hyrë në vend 459.168 shtetas shifër e cila gjatë shtatorit të 2017 është rritur me 12,9%.

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në nëntëmujorin e 2017 është 4.224.683, duke u rritur me 5,7 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016.

Duke iu referuar sërish muajt shtator të vitit 2017 ndër vendet që ka pasur fluksin më të madh të shqiptarëve ishte Zvicra duke pësuar një rritje 115,8%, ndërsa uljen më të madhe e kanë patur shtetasit nga SHBA me 21,8 %.

Në nëntëmujorin e 2017, ndër dhjetë vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, rritja më e madhe e hyrjeve ka ardhur nga Polonia me 65,6 % dhe rënie kanë pasur vetëm hyrjet nga Kosova me 22,1 %.

Duke u krahasuar me vitin e shkuar numri është rritur me 6,3%.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë në nëntëmujorin e 2017 është 3.937.855, duke u rritur 5,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Hyrjet e shtetasve të huaj dhe shqiptarë në muajin Shtator 2017, në rrugë tokësore zënë peshën më të madhe të hyrjeve gjithsej me 79,1 %, ndërsa hyrjet në rrugë ajrore zënë 13,3% dhe detare zënë 7,6 %. /f.ç/

RAPORTI I PLOTË NGA INSTAT

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: