Ja ku Tahiri i ka takuar kushërinjtë e largët, Habilaj

Ja ku Tahiri i ka takuar kushërinjtë e largët, Habilaj
Ish-ministri i Brendshëm sqaron se edhe mund të jetë takuar me Habilajt në festa familjare, por kurrë nuk ka pasur lidhje të ngushta me ta.

“Në festa familjare mund të kemi qenë në të njëjta vende por s’kam pasur marrëdhënie të ngushtë aq më pak të lejoja zhvillim aktiviteti kriminal”,- tha ai.

Saimir Tahiri ka folur për herë të parë për faktin se pse ka udhëtuar sërish me “Audin” që ua kishte shitur Habilajve.

Ai ka hedhur poshtë faktin se bashkë me të ka udhëtuar edhe Artan Habilaj, që pretendohet që ka prova filmike për këtë./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: