Kërkesa e arrestimit, Saimir Tahiri: Surprizë për mua dhe ...

Kërkesa e arrestimit, Saimir Tahiri: Surprizë për mua dhe ...
Saimir Tahiri ka folur edhe për kërkesën e Prokurorisë për Krimet e Rënda për arrestimin e tij.

Edhe njëherë në studion e ‘Opinion’, ish-ministri ka deklaruar se kërkesa e prokurorisë ishte surprizuese jo vetëm për të por se nuk e dinte nëse kjo ishte kështu edhe për Kryeministrin.

“Zhvillimet e ditës së sotme dhe kërkesa e prokurorisë për arrestimin tim, ishin surprizë për mua e jo vetëm, por për kryeministrin nuk e di”, tha mes të tjerash Tahiri.

Sipas tij, ai ishte ministri më jetëgjatë i Brendshëm pas vitit 1991 dhe se nuk pret mbrojtje nga askush.

“Nuk pres mbrojtje as nga familja ime, as nga kolegët, e aq më pak nga kryeministri, që ka një barrë më të madhe. E që sigurisht mund ti vijë dita që edhe ai të lërë një koleg ose njom mik. Do shqetësohesha vetëm nëse më tradhton e vërteta. Unë këtë nuk e kam bërë”, deklaroi ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: