Këshilli del pa vendim, Tahiri i rikthehet shprehjes “s’keni parë gjë akoma”

Këshilli del pa vendim, Tahiri i rikthehet shprehjes “s’keni parë gjë akoma”
Pas daljes nga salla e mbledhjes së Këshillit të Mandateve ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u është drejtuar përkrahësve të tij jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit sërish me frazën e famshme: Nuk keni parë gjë akoma!

Përmes një prononcimi për mediat, ai zbuloi arsyet e mungesës në mbledhjen me dyer të mbyllura të Këshillit të Mandateve ku organi i akuzës paraqiti provat e reja që përbënin sekret hetimor, pasi siç tha ai nuk e lejonte procedura.

Duke shprehur besimin se e vërteta do të dalë së shpejti lidhur me këtë histori, Tahiri tha se do ti shkojë deri në fund kësaj çështjeje./l.k./

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: