Kreu i Drejtorisë së Mjedisit në Lezhë konfirmon ndotjen në liqen: Vjen nga lëndë kimike

Kreu i Drejtorisë së Mjedisit në Lezhë konfirmon ndotjen në liqen: Vjen nga lëndë kimike
Kreu i Drejtorisë Rajonale të Mjedisit në Lezhë Ferdinand Ndoja ka pranuar se ujërat e liqenit të Knallës në hyrje të Shëngjinit janë ndotur dhe dyshohet nga lëndë kimike.

“Aty gjatë natës është shumë e mundur që të jetë shpërlarë ndonjë bot që shpërndan lëndë kimike” u shpreh Ndoja

Ndërkohë banorët e zonës ankohen se ndotja po vijon prej kohësh dhe po bëhet mjaft e dëmshme.

“Ne mbaruam krejt si lagje. Vjen një orë në lagje që s’mundesh as me ngrënë bukë sa me marrë frymë. Katër fëmijë. Gjashtë fëmijë shtëpia tjetër. Landfilli në këtë anë, Knalla në tjetër anë, a do rriten këta fëmijë?” thonë disa banorë të lagjes.

Janë rreth 25 hektar sipërfaqe ujore e cila është ndotur me lëndë që dyshohen të jenë të rrezikshme duke dëmtuar gjallesat e ujit.  Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nuk është paraqitur akoma për të analizuar gjendjen si dhe masat që duhen marrë. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: