LSI, Kryemadhi: Nuk pres nga ndërkombëtarët, problemi nuk është te Tahiri...

LSI, Kryemadhi: Nuk pres nga ndërkombëtarët, problemi nuk është te Tahiri...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi se nuk ka pritshmëri lidhur me reagimin e ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë për çështjen e ish-ministrit Tahiri.

Gjatë një interviste Kryemadhi u shpreh se nuk pret një reagim nga ndërkombëtarët si dhe tha se politikanët duhet të heqin dorë nga imuniteti në mënyrë që vettingut në politikë të nis.

“Ne si politikanë duhet të heqim dorë nga imuniteti, vetëm kështu mund të bëjmë vettingun në politikë” tha Kryemadhi.

Teksa komentoi lidhjem mes arrestimit të Fatos Nanos me kërkesën e Prokurorisë, Kryemadhi tha se ngjarjet nuk kanë aspak lidhje. Gjithashtu kryetarja e LSI-së mbroj tezën se Rama po e mbron Tahirin pasi është peng i frikës së tij sipas Kryemadhit.

“E para, është e njëjta skemë që ka filluar që nga momenti që u ngrit komisioni i Mandateve, Rama është peng i frikës së tij, Tahiri i tha  po më lëshove do të lëshoj. Ata kanë gëlltitur aq shumë lugë çorbë të prishur sa që nuk dinë të dalin nga atje ku janë futur.

Në nuk mund të bëjmë hamendësime, gjërat do të kenë zhvillime më të mëdha, dhe ata që janë dëshmitarë të gjithë kësaj janë shqiptarët. Çdo gjë që bëhet tani është për agoni, njësoj si të mbash një person të rënë në koma. Problemi nuk është te Tahiri, është një problem që ka kapur të gjitha institucionet e vendit” deklaroi Kryemadhi. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: