Maratona e Tiranës, çmimet që jepen për fituesit

Maratona e Tiranës, çmimet që jepen për fituesit
Plot  2500 vrapues nga 40 vende të ndryshme të botës që marrin pjesë në maratonën që zhvillohet sot në Tiranë. Pjesëmarrësit janë nga Azia e largët, Afrika, Amerika Latine, SHBA e Evropa.

Nisja e maratonës bëhet nga sheshi “Nënë Tereza” dhe do të përshkrojë disa rrugë të Tiranës.

Në këtë maratonë janë 3 kategori: 21 km; 10 km dhe “we too”, gara për persona me aftësi ndryshe.

Çmimet për fituesit janë:

Për 21 km çmimi i tretë 1 mijë euro, çmimi i dytë 1500 euro dhe çmimi i parë 2500 euro

Për 10 km çmimi i tretë 400 euro , çmimi i dytë 600 euro dhe çmimi i parë  750 euro

“we too”, çmimi i tretë 500 euro, çmimi i dytë 750 euro, çmimi i parë 1000 euro

Përpara nisjes së maratonës, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj garantoi se dita e sotme do të jetë një ditë feste për të gjithë. Ai tha uroi të gjithë pjesëmarrësit që ta shijojë këtë aktivitet. /s.i/afp.al

Shpërndajeni me miqtë tuaj: