Maratona, Luiza Gega fituese e garës 21 KM

Maratona, Luiza Gega fituese e garës 21 KM
Maratona, Luiza Gega fituese e garës 21 KM. Çmimi shkon për personat me aftësi të kufizuara

Ka përfunduar maratona e Tiranës 2017. Fituese në venin e parë të garës prej 21 Km është shpallur atletja shqiptare Luiza Gega. Pavarësisht se Gega vinte nga një dëmtim në tendinë ajo ka mundur të rrëmbejë vendin e parë mes shumë garuesve të tjerë. Ajo tha se gjysma e çmimi do të shkojë për personat me aftësi të kufizuar. “Ishte një garë e vështirë për mua. 21 km është hera e parë që e bej seriozisht dhe theva një rekord prej 9 minutash që është shumë. Unë kisha deklaruar se do të thyeja rekordin, por diku tek 6 minuta, pra ishte një surprizë dhe për mua. Sot kishe edhe  një motiv tjetër për të votuar, pasi unë jam ambasadore e kauzës për fëmijët me aftësi të kufizuar, dhe një pjesë e këtij çmimi do të shkojë për ta” u shpreh Gega.

Në këtë maratonë u regjistruan plot 2500 vrapues nga 40 vende të ndryshme të botës. Nisja e maratonës ishte nga sheshi “Nënë Tereza” duke përshkruar disa rrugë të Tiranës. Maratona u zhvillua për 3 kategori: 21 km; 10 km dhe “we too”, gara për persona me aftësi ndryshe.

Çmimet janë:

Për 21 km çmimi i tretë 1 mijë euro, çmimi i dytë 1500 euro dhe çmimi i parë 2500 euro

Për 10 km çmimi i tretë 400 euro , çmimi i dytë 600 euro dhe çmimi i parë  750 euro

“we too”, çmimi i tretë 500 euro, çmimi i dytë 750 euro, çmimi i parë 1000 euro  /s.i/afp.al/

Çmimet e kategorisë 21 KM

 

  1. Femer I – Luiza Gega ­
  2. Femer II – Zita Kacser ­
  3. Femer III – Valentyna Kiliarskaja ­

 

  1. Mashkull I – Abel Kibet Rop ­
  2. Mashkull II­ Joel Maina Mwangi
  3. Mashkull III – David Nikolli

Shpërndajeni me miqtë tuaj: